
Liverpool përballet me Leicester te dielën, në kuadër të kampionatit anglez.
Trajneri i të kuqve, Klopp ka zhvilluar sot kofnerencën e zakonshme për shtyp, ku ka konfirmuar mungesën e dy lojtarëve. Bëhet fjalë për Jordan Henderson dhe Alexander Arnold, që të dy të dëmtuar. Tekniku gjerman e ka parë të arsyeshme të vendosë kështu, duke mos rrezikuar shumë.
Ekipi nga Liverpool renditet në vendin e tre-të me 17 pikë, ndërsa Leister kryeson me 18 pikë. Me interes të madh pritet përballja mes këtyre dy ekipeve, pasi aknë prodhuar gjithmonë rivalitet.
Poll