
Kylian Mbappe nuk do e nisë titullar ndeshjen e sotme gjysmëfinale të Champions League ndaj Manchester Cityt. Ky është lajmi i dhënë nga gazetari i njohur i RMC SPORT, Mohamed Bouhafsi. Francezi nuk ia ka dalë të rikuperohet plotësisht dhe kështu, do e nisë nga stoli.
Manchester City ka fituar në Paris me shifrat 2-1, ndaj do jetë një mision shumë i vështirë i përmbysjes nga djemtë e Pochetinos. Pavarësisht zëave nga medie të ndryshme, nëse Mbappe do jetë apo jo titullar, do na duhet të presim publikimin e formacioneve zyrtare.
Tonight, Kylian #Mbappe will be on the bench against Manchester City.
— Mohamed Bouhafsi (@mohamedbouhafsi) May 4, 2021
Poll