
Mërgim Mavraj është futbollisti më i ri i Greuther Furth.Kur u duk se gjithçka po lëvizte në krah të kundërt për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, 33 vjeçari ka firmosur me ish-skuadrën e tij në Bundesliga 2.
"Unë nuk u ktheva për t'i dhënë fund karrierës sime këtu. Njerëzit që më kontaktuan më bindën për projektin e ndërtuar dhe me futbollin që duam të luajmë, me të cilën tifozët mund të identifikojnë skuadrën":--tha Mavraj në një video për faqen zyrtare të klubit.
Nga viti 2011 deri në 2014, ish-lojtari i Koln luajti (119 ndeshje) për Shamrock, ku u aktivizua edhe në kategorinë më të lartë të futbollit gjerman, Bundesligë.
Për Mavraj kishte interes edhe nga skuadra e Kukësit, por firma me verilindorët është parë si një hap pas për karrierën e tij.