Kim Min-Jae do të largohet në verë nga Napoli. Mirëpo, fansat napoletan nuk duhet të shqetësohen aspak pasi mbrojtësi do të rikthehet në Korenë e Jugut për të përfunduar detyrimin e tij ushtarak.
[caption id="attachment_690351" align="alignnone" width="300"] Kim Min-Jae[/caption]
Në qershor ai do të largohet nga Italia dhe do të rikthehet në vendlidnje, aty ku për 3 javë do të kryejë shërbimin e tij ushtarak. Ky është një vendim i marrë tërësisht nga lojtari i cili kishte të drejtën të refuzonte pasi ka fituar një medalje olimpike, pra ka kontribuar për shtetin e tij.
Kim është një nga surprizat e sezonit dhe ekipet më të mira të botës i janë vënë prapa pas performancave fantastike me Napolit.
Poll