
Befason trajneri i Juventusit. Gjatë konferencës së fundit për shtyp, Allegri ka deklaruar se nuk do ta transferonte sulmuesin e Torinos, Bellottin tek Juventusi.
“Nuk kam asgjë kundër Andrea Bellottit. Por, mendoj se ai dhe Higuain nuk mund të luajnë në një ekip së bashku.
Belotti është një lojtar i së ardhmes. Do të bëhet një kampion, pasi është e ardhmja e Italisë, por nuk më duhet në Juventus”, deklaron Allegri, pikërish dy ditë para derbit kundër Torinos.
Bellotti kërkohet nga shumë skuadra të njohura në Europë, ndërsa klubit i Torinos i ka vendosur një çmim stratosferik, plot 100 milionë euro për ekipin që do të marrë në verë sulmuesin italian.
Poll