
Barcelona është hedhur në sulm për shërbimet e sulmuesit të Crystal Palace, Wilfried Zaha. 30 vjeçari i cili njihet për aftësitë e tij në fushën e lojës është një lojtarë i kërkuar nga shumë ekipe pasi në fund të sezonit ai përfundon kontratën me Crystal.
Veç spanjollëve në listë për të bërë të tyrin sulmuesin nga Bregu i Fildishtë. Arsenal dhe Tottenham janë vënë në ndjekje të tij. Gara për shërbimet e tij tashmë është ndezur dhe klubi duket se ka të pamundur që të mbajë 30 vjeçarin.
Trajneri Patrick Vieira ka folur lidhur me këtë ngjarje duke nënkuptuar një mesazh lamtumire: "Shpresoj që ai të mos largohet me parametra zero, por pyetjen duhet t'ia bëni atij dhe jo mua. Situata është e njohur për atë të gjithë e dinë aftësinë e tij. Ne duam ta mbajmë atë, por vendimi është i tij dhe duhet të presim e të shohim se çfarë dëshiron të bëj. Ne duhet të përgatitemi për çdo opsion."