
Sulmuesi 27-vjeçar nga Maqedonia, Myzafer Ejupi, është transferuar nga Sllaven Belupo te Osijek në superligën kroate. Ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën që i ka bërë një nisje fantastike sezonit të ri ku ka marrë 3 fitore në katër javët e para të kampionatit.
Trajneri i Osijekut mësohet se e kishte kërkuar që prej muajit qershor Ejupin në skuadër duke qënë se sezonin e shkuar ai shënoi plot 16 gola në kampioantin kroat dhe u rendit i dyti në listën e golashënuesve.
Vlen për t'u përmendur që Ejupi u bashkua me Skënderbeun gjatë aventurës europiane të sezonit 2013-2014 por korçarët vendosën të mos e mbanin për gjithë sezonin pasi nuk e bindi trajnerin Josa.
Poll