Isko ka bërë një daklaratë shumë të fortë në rrjetet sociale. Mesfushori i është përgjigjur ish-trajnerit të moshave në Madrid, Ruben de La Red, i cili është shprehur se në Madrid të gjithë lojtarët janë të mirë dhe kush nuk e ndjen veten të tillë, atëherë largohet, duke e lidhur këtu këtë me çështjen e Iscos.
Mirëpo, 26 vjeçari i është përgjigur menjëherë, duke thënë se është dakort me këtë pohim të De la Red, mirëpo ai ka thënë se nuk do të dorëzohet.
“Jam parimisht dakort me atë që kanë thënë De la Red, por kur nuk i shijoj mundësitë ashtu sikurse shokët e skuadrës, situata ndryshon, por unë do të punojë shumë fortë për t’i gjetur këto mundësi. Përpara Madrid”, shkruan Isko, duke nënkuptuar këtu se ai nuk e mendon një largim nga Real Madrid.