E frikshme ajo që ka ndodhur në Egjipt. 27 persona kanë mbetur të lënduar nga shembja e një tribunë në një ndeshje basketbolli në fundjavën që lamë pas.
Zyrtarët e vendit raportojnë se incidenti në distriktin “6 Tetori”, mund të jetë shkaktuar nga një rrëmujë në çerekun e tretë të ndeshjes së Superkupës së Egjiptit mes ekipit nga Kajro, Al Ahly dhe Al Ittihad nga Alexandria.
Fatmirësisht raportohet se asnjë prej 27 të lënduarve nuk e ka jetën në rrezik, por që kanë pësuar thyerje dhe ndrydhje në pjesë të ndryshme të trupit.
Poll