Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

E duan në Premier League, trajneri i Rapid konfirmon largimin e Rrahmanit: E sigurt, ikën në verë

Shkruar nga NEWSPORT
E duan në Premier League, trajneri i Rapid konfirmon largimin e Rrahmanit:

Albion Rrahmani do të largohet në verë nga Rapidi i Bukureshtit. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i skuadrës rumune, Cristiano Bergodi.

“Sigurisht që do të largohet në verë. Rrahmani luajti mirë, është një sulmues i jashtëzakonshëm. Është normale që ai ka oferta. Nuk më intereson nëse ai largohet. Janë 9 ndeshje nga të cilat varet fati im si trajner dhe i tij si lojtar”, tha trajneri.

Bomberi 23-vjeçar po shkëlqen këtë sezon duke shënuar 16 gola e 3 asiste në 21 ndeshje të zhvilluar në të gjitha garat. Interesi për të është i madh, duke shkuar deri në Premier League aty ku Aston Villa ka shprehur pëlqim konkret, si dhe Benfica në Portugali.

Dardani, megjithatë, ka një kontratë deri në verën e vitit 2026 dhe vlera në treg është 2.3 milionë euro e pritet të rritet akoma më shumë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga