Xherdan Shaqiri i hapi rrugë fitores së Zvicrës ndaj Serbisë, takim që u mbyll me shifrat 3-2. Lojtari shqiptarë nuk festoi me shqiponjë, pasi diçka e till i ishte ndaluar, por zgjodhi të vendoste gishtin tek goja duke i heshtur ata, por edhe duke iu treguar mbiemrin e tij.
Ky gol e vendosi atë përkrah Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për golat e shënuar në 3 botërorë rresht, 2014, 2018 dhe 2022.
“Të jesh në një listë të tillë me Messin dhe Ronaldon është vërtetë krenari e madhe. E dija që nga viti 2018 pas ndeshjes së parë se çfarë do të na priste. Ishte ndeshje emocionuese, por isha i përqendruar vetëm në paraqitjen time.
Nuk isha i kënaqur me zëvendësimin dhe këtë ia thash edhe trajnerit, por që e pranova vendimin e tij. Doja të isha në fushë dhe të shënoja një tjetër gol për ta fituar grupin”, deklaroi Shaqiri për “Blick”.
Kujtojmë se në 1/8 e finales në Kupën e Botës, Zvicra do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldos.