Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FORMULA 1

E dhimbshme/ Përplasen Raikkonen dhe Vettel, përfundojnë garën që në kthesën e parë (Video)

Shkruar nga NEWSPORT
E dhimbshme/ Përplasen Raikkonen dhe Vettel, përfundojnë

Ajo që pritej të ishte gara e duhur për Ferrarin për t’u rikthyer te fitorja, u kthye në makth për italianët.

Që në metrat e para të Çmimit të Madh të Singaporit, Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen janë detyruar të braktisin garën.

Një kontakt mes finlandezit dhe Max Verstappen bëri që Ferrari të humbte kontrollin dhe të përplasej fillimisht me Ferrarin e Vettel, duke e dëmtuar atë në pjesën anësore.

Raikkonen dhe Verstappen dolën nga pista duke u përplasur sërish me njëri-tjetrin, ndërsa Vettel doli nga pista pas disa metrash, duke mos e kontrolluar dot më mjetin e tij të dëmtuar shumë nga kontakti në metrat e para.

https://www.youtube.com/watch?v=P9B9HZ7DBjM

Tags:

FORMULA 1

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga