Në Holandë ka ndodhur një ngjarje vërtet e dhimbshme. Një portier 13-vjeçar që luante në kampionatin e të rinjve holandezë ka humbur jetën pasi u përplas me një kundërshtar gjatë një takimi që skuadra po zhvillonte. Ngjarja tragjike ka ndodhur në qytetin e Heerenbergut, 120 km larg kryeqytetit të Amsterdamit. Të gjitha ndeshjet në ligën e të rinjve janë ndërprerë në respekt të djaloshit. Ai u dërgua menjëherë në spital, por mjekët e patën të pamundur për ta kthyer në jetë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.