Albi Doka feston sot 26-vjetorin e lindjes. Mbrojtësi i djathtë i Tiranës ka marrë urime nga shokët e skuadrës, por edhe nga ata me të cilët ka bashkëpunuar vite më parë. I tillë është rasti i Erjon Hoxhallarit. Të dy ishin pjesë e rëndësishme e kryeqytetasve teksa dhanë kontributin e tyre në titullin kampion të fituar para dy sezonesh.
Në këtë ditë speciale të 26-vjeçarit nuk mund të mungonte as urimi i mbrojtësit të majtë. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale ku uron Dokën për këtë ditë të veçantë të jetës së tij.
“Edhe 100 vllai”, shkruan Hoxhallari teksa tregon një fotografi kur të dy ishin pjesë e fushës së blertë me Tiranën. Edhe pse është lakuar së shumti në këtë sesion merkato vere për t’iu bashkuar bardhebluve, me sa duket ditëlindja e Dokës e ka kthyer pas në kohë me fanelën veshur të nënkampionëve të Shqipërisë.
[caption id="attachment_698205" align="alignnone" width="719"] Postimi i Hoxhallarit[/caption]