
Kupa e Shqipërisë luajti sot fazën e 1/8. U kualifikuan Egnatia, Erzeni, Tirana, Kukësi, Laçi, Partizani, Teuta dhe Vllaznia. Të gjitha skuadra të Superiores, ndërsa tashmë njihen dhe 2 vazot të cilat do vendosin për çiftet çerekfinaliste.
Një vazon e parë janë Partizani, Tirana, Egnatia dhe Vllaznia. Në të dytën ndodhen Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni. E sigurt që në fazën çerekfinale nuk do të luhet derbi i kryeqytetit.
Për të parë një Partizani – Tirana, duhet pritur faza gjysmëfinale. Sërish në dorën e fatit, pasi do të hidhet short i lirë. Të dyja skuadrat gjithsesi duhet të bëjnë detyrën fillimisht duke fituar fillimisht ndeshjen e tyre.
Poll