Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E çuditshme në La Liga, disa ditë më parë u rrahën në zyrë, sot arrijnë marrëveshjen për transferim

Shkruar nga NEWSPORT
E çuditshme në La Liga, disa ditë më parë u
Një skandal ka pushtuar mediat spanjolle ditët e fundit. Në zyrat e Rayo Vallecano tensionet kanë arritur kulmin me në qendër, ish-sulmuesin e Real Madrid, Raul de Thomas, i cili do të transferohej në nga Espanyol. Presidenti i klubit ku bën pjesë edhe lojtari i kombëtares, Ivan Balliu, dhe agjentët e lojtarit pas negociatave për më shumë para kanë kaluar çdo kufi duke përfunduar në një përleshje fizike që la pasoja për presidentin i cili u detyrua të merrte ndihmë mjekësorë në spital. Pas gjithë këtij skandali, ndodh e çuditshmja. Pavarsisht konfliktit që arriti kulmin, palët kanë arritur marrëveshjen dhe lojtari do të bashkohet me ekipin në merkaton e janarit për 12 milionë euro. Si duket, zënka është hedhur pas krahëve për të mirën e sulmuesit dhe ekipit të Rayos që do të ndihmojnë njëri-tjetrin në objektivat e tyre.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by @rayovallecano

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga