Skandal në Zambia pak ditë para fillim të Kupës së Botës për femra. Trajneri i kombëtares po hetohet pas një ankese për abuzik seksual të disa lojtareve, sipas “The Guradian”.
Federata e Futbollit të Zambias (FAZ) informo FIFA-n në shtator 2022 për një hetim të hapur ndaj Bruce Mwape që është trajner i Zambias që nga viti 2018 dhe trajneri U-17 Kaluba Kangwa.
“Nëse Mwape dëshiron të flejë me dikë, duhet të thoni po. Është normale që trajneri të flejë me vajzat e ekipit tonë”, është shprehur një lojtare që donte të ishte anonime.
Përveç kësaj, një burim i afërt siguroi se lojtarët kanë marrë kërcënime nëse thonë diçka për atë që ka ndodhur.
“Federata mbyll një sy sepse ekipi i femrave ka pasur rezultate të mira. Është mënyra e tyre për të treguar suksesin dhe imazhin e mirë për publikun, por nga pas gjërat janë të shëmtuara”, tha ajo.