
Një tjetër prapaskenë del në dritë nga tragjedia e ndodhur javën e kaluar në Kolumbi ku humbën jetën 71 persona në një aksident ajror, mes të cilëve edhe shumë prej lojtarëve të ekipit brazilian të Çapokoenses.
Sipas portalit informativ brazilian "Lance.com", Ministri i Mbrojtjes së Bolivisë, Reimi Ferreira ka rrëfyer se Miguel Kuiroga, piloti i avionit të përfshirë në fatkeqësi, kishte një urdhër-arresti në vendin e tij.
Piloti 36-vjeçar kishte braktisur FA (Forcat Ajrore në Bolivi) para se të kompletonte diplomimin e tij, një sjellje e dënueshme në Bolivi. Miguel Kuiroga humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Medelin, së bashku me 70 persona të tjerë.
Poll