Institucioni më i madh i futbollit, FIFA, vit pas viti mundohet të sjellë inovacione të reja që do të tërheqin akoma më shumë ndjekës për ta bërë futbollin sa më atraktiv. Së fundi një gjetje gjeniale e FIFA-s raportohet se do të marrë jetë këtë vit.
“Kupa e Botës e Legjendave” do të jetë një kompeticion i njëjtë me atë të zakonshmin por që do të marrin pjesë 8 ekipet më të trofeshëm në histori. Pjesë e këtyre ekipeve do të jenë ish-legjenda që kanë shkruar historinë me gërma të arta në futboll.
Ky kompeticion do të zhvillohet në një vend të vetëm ende të pacaktuar. Tre qytete nga Amerika e Veriut, një nga Amerika e Jugut dhe dy nga Lindja e Mesme janë kandidatë për të pritur këtë turne madhor.
Kapitenët e skuadrave në fjalë do të jenë: Michel Salgado (Spanjë), Emerson (Brazil), Esteban Cambiasso (Argjentinë), Diego Lugano (Uruguaj), Christian Karembeu (Francë), Steve McManaman (Angli), Marco Materazzi (Itali) dhe Kevin Kuranyi (Gjermani".
Ndeshjet do të luhen në dy pjesë nga 35 minuta dhe në rast barazimi sfida do të shkojë direkt në penallti.