Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E bujshme nga Arabia, Al-Ittihad kërkon të ribashkojë 'yjet' e Real Madrid

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme nga Arabia, Al-Ittihad kërkon të ribashkojë

Pas transferuan Karim Benzeman në verën e shkuar, Al Ittihad ka në mendje që të ‘rrëmbejë’ një tjetër lojtar nga Real Madrid, por këtë herë gjatë merkatos së janarit.

Siç raportohet nga mediat spanjolle, klubi nga Arabia Saudite ka vënë në shënjestër mbrojtësin, David Alaba.

Por pavarësisht fuqisë ekonomike që klubi nga Jeddah ka, duket e vështirë që të mendohet se austriaku të largohet në janar. Reali e konsideron atë një pjesë thelbësore të prapavijës së tyre dhe gjithashtu vetë lojtari ndihet mirë në Madrid.

Mbetet për t’u parë, nëse oferta që do të hedhin në tavolinë arabët, të jetë e tillë sa për të tunduar drejtuesit e “Los Blancos”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga