Inter është duke kërkuar përforcime në merkato, pothuajse për çdo repart. Në krye të listës së dëshirave qëndron Dejan Kulusevski, i cili aktivizohet tek Parma dhe është në pronësi të Atalantës. Megjithatë zikaltërit janë duke ndjekur një pistë tjetër për vijën e mbrojtjes. Sic shkruan Corriere dello Sport, gjithçka është arritur dhe ish mbrojtësi i Milanit apo Manchester United, Matteo Darmian do të veshë fanellën e Interit. Ajo që mbetet për tu kuptuar është se transferimi do të ndodhë që në janar apo do të pritet merkato e verës.
Darmian tashmë aktivizohet tek klubi i Parmës, pas transferimit nga Manchester United. Ndërkohë është i dal nga shkolla e klubit të Milanit.

Poll