Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ La Liga hedh në gjyq kompaninë televizive, mosmarrëveshje me presidentin e PSG

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ La Liga hedh në gjyq kompaninë televizive,

La Liga ka ndërmarrë një sërë hapash ër të akuzuar kompanin gjigante të transmetimit beIN Media Group. Divizioni më i lartë i futbollit kërkon të hedh në gjyq kompaninë për të ngrirë përkohësisht 50 milionë euro, për arsye mospagese për të drejtat televizive.

Kjo mosmarrëveshje vjen si rrjedhoje e një grindje mes presidentit të federatës, Javier Tebas dhe drejtuesit të grupit beIN, Nasser Al-Khelaifi që është dhe presidenti PSG.

Një gjykatë spanjolle vendosi një ndalim të përkohshëm për 50 milionë euro në pritje të një seance të plotë mbi çështjen, sipas dokumenteve gjyqësore të lëshuara të hënën që AFP ka parë.

Një zëdhënës i La Ligës konfirmoi se liga spanjolle kishte kërkuar mjete juridike "për të garantuar pagesën e shumave të borxhit nga kontratat për të drejtat televizive ndërkombëtare pas mospagesës nga beIN".

Grupi mediatik transmeton futboll të La Ligës në tre kontinente dhe në 35 vende, duke përfshirë Francën, Hong Kongun dhe Zelandën e Re, duke paguar La Ligën rreth 1.5 miliardë euro gjatë pesë viteve të fundit.

“BeIN është një nga grupet kryesore mediatike në sportin dhe argëtimin botëror. Reputacioni ynë bazohet në dekada të investimeve të rëndësishme, transmetimeve më të mira në klasë, marrëdhënieve afatgjata dhe të besueshme me mbajtësit e të drejtave dhe një historik pagese, "tha një zëdhënës i beIN Media Group për AFP.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga