Klubet e La Ligas kanë shpërthyer duke kërcënuar me portestë, pasi kërkohet që të anullohet një ligj për sportin ku shumë ekipe ndihen të cënuara në garën e tyre. Klubet mund të abandonojnë sfidat e datës 28 tetor pasi duan me patjetër që të shfuqizohet ky ligj.
Konkretisht qeveria spanjolle do të miratojë ligjin e ri sportiv që mund të mundësojë “Superligën Europiane” dhe të prishë integritetin e garave vendase. Presidenti i La Ligës, Javier Tebas dëshiron që të gjitha klubet spanjolle të organizojnë një protestë kundër këtyre masave të reja duke ndalur futbollin.
Presidenti tashmë ka kërkuar që ekipet e ndryshme të kategorisë së parë dhe të dytë të takohen në Asamblenë e Jashtëzakonshme më 27 tetor.
Të nesërmen, futbolli spanjoll mund të hyjë në një bllokim të përkohshëm. Tensioni tashmë po shpërthen në të gjithë vendin në lidhje me këto ligje të reja sportive dhe ka një konsensus të përgjithshëm që shumë nga opinionet e klubit nuk po merren parasysh.
Këto klube besojnë se i vetmi president që ka vërtet pushtetin është truri i Real Madridit, Florentino Perez. Madje shumë besojnë se Perez i ka orkestruar i vetëm këto ligje të reja për të shpejtuar ardhjen e "Superligës së Europës".