Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

E bujshme/ Hysaj në “Old Traford”, dalin fakte të reja për transferimin

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Hysaj në “Old Traford”, dalin fakte të reja

Disa fakte të reja kanë goditur në shtypin britanik për një transferim të mundshëm të mbrojtësit shqiptar në tokën angleze.

Elseid Hysaj i cili luan në radhët e Napolit është nën vëzhgimin e Jose Mourinhos. Mediat britanike kanë filluar të hedhin zë në lidhje me këtë fakt interesant. Sipas tyre ka një interesim real për mbrojtësin e Napolit dhe të Shqipërisë.

E përditshmja britanike “Daily Star “ jep disa informacione interesante që lidhen me të ardhmen e futbollistit shqiptar. Sipas saj Mourinho kërkon me ngulm një mbrojtës pasi do të përjashtojë nga ekipi i tij Smalling dhe Darmian. Madje mendohet qe do të ketë edhe ofertë prej 30 milione eurosh në adresë të Napolit për futbollistin.

“Daily Star” thekson gjithashtu se megjithse Hysaj u ble vetëm 5 milionë nga Napoli, ai ka nënshkruar kontratë të gjatë me skuadrën italiane.

Një tjetër lajm interesant vjen konkretisht nga skuadra e PSG. Bëhet fjalë për mbrojtësin e saj, Sergio Aurier, të cilin Napoli kërkon ta marrë si zëvendësim në rast të një largimi nga ana e Hysajt drejt “Old Traford”

Merkatoja e janarit pritet të jetë vendimtare për mbrojtësin shkodran të Napolit

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga