
Ndodh ajo që pritej! Christian Eriksen kërkon largimin nga Tottenham Hotspur që në këtë merkato vere. Është vetë danezi ai që e ka pohuar një gjë të tillë, me 27 vjeçarin që ka deklaruar:
"Kam respektin më të madh dhe më të thellë për gjithçka që ka ndodhur në Tottenham. Por unë gjithashtu kam thënë se do të doja të provoja diçka të re."-është shprehur Eriksen.
Interes për fantazistin ka shfaqur skuadra e Reali të Madridit, e cila është e gatshme për ta marrë menjëherë në "Santiago Bernabeu".
Poll