Ndubuisi Emmanuel Egbo do të jetë trajneri i ri i Prishtinës. Pas largimit të Debatik Currit, drejtuesit e klubit bardhekaltër kanë zgjedhur “timonierin” e ri. Ai pritet të prezantohet sot në ambientet e Prishtinës për të nisur menjëherë nga puna.
50-vjeçari nigerian do të mbahet mend gjatë në vendin tonë, jo vetëm për kontributin e tij si portier te Tirana, por për titullin kampion të fituar në vitin 2020 me kryeqytetasit. Puna fantastike ka rënë edhe në sytë e kosovarëve, që kanë nxituar ta kenë në gjirin e vet.
Siç raporton Arlind Sadiku, ai do të prezantohet sot para medieve për të nisur më tej nga puna për të ngritur Prishtinën aty ku i takon.
Poll