
Arbitrat spanjoll po mendojnë seriozisht bojkotin e kampionateve vendase për shkak të dhunës verbale dhe fizike që kanë përjetuar kohët e fundit. Sipas mediave iberike, gjyqtarët kanë vendosur të reagojnë pas akuzave që marrin vazhdimisht nga klubet, trajnerët, lojtarët, tifozët e drejtuesit dhe janë të gatshëm të lënë mënjanë bilbilin.
Ky vendim drastik vjen një ditë pas dhunës fizike të ushtruar ndaj një gjyqtari në një ndeshje të kampionateve të ulëta në territorin spanjoll në Afrikë. Vendimi përfundimtar i tyre do të merret në telekonferenca, e cila do të zhvillohet sot pasi e djeshmja nuk u zhvillua, pasi ekzistonte frika se diskutimet e tyre do të dilnin.
Nëse kjo bëhet realitet, ligat vendase do të pezullohen, pasi nuk mund të zhvillohen ndeshje pa praninë e arbitrave. Një ngjarje e ngjashme edhe me atë një jave më parë në Shqipëri ku arbitrat shqiptar refuzuan të merrnin përsipër ndeshjen Kastrioti – Bylis.