Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E BUJSHME/ Al Khelaifi nën hetim! Presidenti i PSG akuzohet për rrëmbim dhe torturë në lidhje me Botërorin

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Al Khelaifi nën hetim! Presidenti i PSG akuzohet për

Nga Franca ka lajme shokuese për presidentin e PSG, Nasser Al-Khelaifi. Sheiku i Katarit është nën hetim, i akuzuar për rrëmbim dhe torturë. Dje në Paris u emëruan tre gjyqtarët që do të vendosin për akuzën e ngritur ndaj Al Khelaifit nga Tayeb Benabderrahmane. Ankesa daton disa muaj më parë dhe i referohet një episodi të vitit 2020.

Nga historia e tij, tregohet se Tayeb është torturuar në Katar, pasi kishte dokumente që mund të komprometonin pozitën e numrit një në klubin parizien. Aktakuza pretendon se çështja lidhet me caktimin e Kupës së Botës 2022, por edhe me të drejtat televizive për Lindjen e Mesme të dy turneve të Botërorit të ardhshëm. Në lidhje me ngjarjet që lidhen drejtpërdrejt me këto aspekte të fundit, megjithatë, Al Khelaifi tashmë është hetuar dhe liruar nga gjykata.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga