Shoqata e Arbitrave në Itali ka marrë vendim drastik për Piero Giacomelli. Arbitri kyresor në sfidën e djeshme mes Milanit dhe Romës është pezulluar për një muaj nga Rizzoli që është kreu i kësaj shoqate në Itali.
Giacomelli ishte protagonist në ndeshjen e djeshme duke katranosur” gjithçka, fillimisht me penalltinë në favor Milanit e më pas në favor të Romës duke mos marrë në konsideratë vendimin e VAR.
Së bashku me të do të dënohet edhe arbitri i VAR, Luigi Nasca pasi nuk dha vendimet e duhura edhe pas pamjeve filmike. Që të dy do të jenë jashtë për të paktën 3 javë dhe nuk do të gjykojnë në asnjë ndeshje në Itali.