Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

E bëjnë fakt të kryer, ylli i INTERIT në Angli për vizitat mjekësore

Shkruar nga NEWSPORT
E bëjnë fakt të kryer, ylli i INTERIT në Angli për

Ivan Perisiç është pranë kalimit te Tottenham Hotspur. Siç bën me dije gazetari Fabrizio Romano, marrëveshja e kroatit në Itali përfundon në fund të muajit të ardhshëm. Antonio Conte ka shprehur hapur dëshirën për ta pasur në skuadër dhe drejtuesit janë gati të shpenzojnë për shërbimet e tij. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë me “Spursat” për dy sezonet e ardhshme. Gjithçka bëhet fakt i kryer, pasi Romano raporton se javën e ardhshme do të kryen dhe vizitat mjekësore, shkruan Calciomercato.

Duke qenë 33-vjeçar, Perisic sigurisht nuk është në kulmin e karrierës së tij, por po aq nuk është aspak afër përfundimit. Pavarësisht moshës së tij, anësori bëri 33 paraqitje në sezonin e kaluar, shumë prej të cilave i nisi nga minuta e parë. Është e qartë se ai është ende në gjendje të performojë në nivelin më të lartë. Kujtojmë që magjia e Perisic në kohën shtesë e bëri gjithashtu skuadrën e tij të dilte fitimtare ndaj Juventusit në Kupën e Italisë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga