Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E ardhmja si trajner, Zidane ngjall polemika: Ekip italian? Pse jo, gjithçka mund të ndodhë

Shkruar nga NEWSPORT
E ardhmja si trajner, Zidane ngjall polemika: Ekip italian? Pse jo,

Legjenda e Juventusit dhe Real Madrid, Zinedine Zidane është intervistuar nga “SkySport” në premierën e prezantimit të dokumentarit kushtuar ish-trajnerit të tij Marcello Lippi. Zidane foli gjatë, por disa nga fjalët më të spikatura, ishin kur ai foli për eksperiencën e tij si trajner.

“Aftësitë si trajner i mora nga Lippi dhe Ancelotti. Lippi ishte i pari që besoi tek unë dhe më bëri që të transferohesha te Juventusi. Falë tij u bëra ky që unë jam sot. E mendoj një të ardhme në Itali. Pse jo, gjithçka mund të ndodhë. Do të doja që një ditë të ndodhte kjo", është shprehur Zinedine Zidane.

Kujtojmë që momentalisht, francezi është i papunë dhe me shumë mundësi do të rikthehet në pankinë verën e ardhshme. Janë të shumta ekipet që kanë interes për të, me Bayern Munich që kryeson listën, por pa lënë pas Juventusin që me shumë mundësi do të ndajë rrugët me Allegrin në fund të sezonit aktual.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga