Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

E ardhmja larg Barcelonës, Franck KESSIE i “ndarë” mes Italisë dhe Anglisë

Shkruar nga NEWSPORT
E ardhmja larg Barcelonës, Franck KESSIE i “ndarë” mes

Franck Kessie është pranë largimit nga Barcelona. Aventurës së lojtarit të njohur duket se i ka ardhur fundi. Pas transferimit të tij nga Italia në Spanjë, aventura nuk ka shkuar si duhet. Ai nuk ka gjetur shumë hapësira në formacionin e Xavit dhe me gjasë do t’i japë lamtumirën në fund të këtij edicioni futbollistik.

Është aktivizuar në 20 ndeshje, ku ka marrë vetëm 660 minuta. Siç bën me dije “El Nacional”, klubi spanjoll nuk ka ndërmend ta mbajë duke e bërë gati për ta shitur. Vlerësimi i bërë nga katalanasit kap shifrën nga 20-30 milionë euro.

Nuk mungojnë admiruesit, sidomos në Itali dhe Angli. Interi ka kohë që po flet për lojtarin, duke shpresuar që ta rikthejë mesfushorin në Itali. Megjithatë, Kessie është gjithashtu shumë i njohur në Premier League, nga Manchester United te Tottenham dhe Arsenal. Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë me të ardhmen e tij.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga