Stiven Shpendi është talenti i shpresave i cili luan në Seria C në Itali. 20 vjeçari luan me ekipin e Cesena. Skuadra nga Emilia-Romania e mbylli vitin në vendin e 2-të në grupin B duke shkuar kështu në fazën e Play-Off.
Cesena u mposht nga skuadra e Leços në gjysmë finale të Play-ofit duke humbur kështu mundësinë e ngjitjes në një Kategori më lart për sezonin e ardhshëm. Por, për qendër sulmuesin e Shpresave është krejt ndryshe.
Shpendi mban rekordin në Seria C sipas “Transfermarkt” ai kap vlerën e 1.4 milionë eurove. AI është lojtari me vlerë më të lartë në atë kampionat. Këtë sezon ai zhvilloi plot 29 paraqitje ku shënoi 12 gola dhe asistoj 3 herë.
Performanca e mirë e tij ka zgjuar interesin e Juventusit. Bardhezinjtë janë gati të shpenzojnë plotë 2 milionë euro për kartonin e tij për ta transferuar atë në Torino.
[caption id="attachment_698111" align="alignnone" width="1024"] Stiven Shpendi[/caption]