
Portieri i Laçit Gentian Selmani dhe anësori i Partizanit Esat Mala nuk janë vetëm kundërshtarë në fushë. Të dy janë pjesë e Shpresave (Shqipëri). Ata ruajnë konsideratë të lartë për njëri-tjetrin. Në "Zona Gol" të "Supersport", Selmani dhe Mala kanë thumbuar njëri-tjetrin me batuta.
"Njihemi që 16 vjeç. Ka qenë një grumbullim me Shqipërinë U16. Pastaj me U21. Mala është futbollist cilësor në mesfushë, jo për gola", theksoi Selmani.
"Kam shumë respekt për Gentianin. Është koleg shumë i mirë. Secili do të mendojë më të mirë për veten. Por unë do t'i shënojë më shumë gola", u shpreh Mala.
Poll