Neymar dhe PSG nuk duken të jenë dhe për shumë gjatë bashkë. Sulmuesi brazilian mund të shitet për një shifër të konsiderueshme, që do i jepte klubit të ardhura, pasi për sezonin e ardhshëm ishte vetë Presidenti Al- Kehlaifi që e la me pikëpyetje.
Shoku i skuadrës te përfaqësuesja e Brazilit, Thiago Silva e ka ftuar në një mënyrë te klubi i tij, Chelsea. Mbrojtësi i tregon Neymar se Londra është destinacioni më i duhur për të, ndërsa akoma blutë e Chelsea-t nuk kanë shfaqur interes.
“Ai duhet të vijë te Chelsea. Nëse ndodh do të jetë më e mira. Nuk ka nevojë të thuhet asgjë tjetër. Deri tani, nuk di asgjë, por shpresoj që të realizohet”, u shpreh Thiago Silva.