
E ardhmja e Elseid Hysaj është në udhëkryq. Menaxheri i lojtarit shqiptar, Mario Giuffredi ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur pikërisht për këtë temë. Ai shprehet se Hysaj me shumë mundësi do largohet nga Napoli.
"Unë mendoj se 60 përqind Hysaj nuk do ta vazhdojë kontratën, ndërsa 40 përqind tjera po" - Tha Giuffredi.
Hysaj është pjesë e napoletanve që nga viti 2015, periudhë në të cilën vinte nga Empoli. Se cila do jetë e ardhmja e mbrojtësit kuqezi, na mbetet të presim e të shohim.
Poll