Gjatë merktaos së verës u transferuan te Barcelona Joao Felix dhe Joao Cancelo. Të dy kaluan në formë huazimi, i pari nga Atletico Madrid dhe i dyti nga Manchester City.
Të dy portugezët janë shumë të rëndësishëm për formacionin e Xavi Hernandez, duke u shndërruar kështu në pikë kyçe për katalanasit. Huazimi i tyre përfundon në qershor të këtij viti dhe tashmë e ardhmja e tyre është e paqartë.
Në lidhje me këtë ka folur presidenti i Barçës, Joan Laporta. Kreu i klubit ka theksuar së dyshja do të jenë pjesë e skuadrës edhe për sezonin e ri, në këtë mënyrë të dyve do iu vazhdohet huazimi , por me të drejtë blerje në fund.
“Mendoj se të dy, Cancelo dhe Felix, do ta vazhdojnë karrierën te Barcelona edhe në edicionin tjetër. Natyrisht se do të bëhet një gjë e tillë, por me mundësi blerjeje në fund”, ka deklaruar 61-vjeçari.