
Ekipi i Romës ka luajtur sot miqësoren ndaj Real Madrid, në të cilën ka dal fituese më anë të penalltive, pasi koha e rregulltë u mbyll me rezultatin 2-2. Sulmuesi i Romës Edin Dzeko, i cili ka qenë i përfolur këtë merkato verore për një transferim tek Interi, e nisi ndeshjen si titullar duke u bërë protagonist edhe i golit të dytë për ekipin italian. Dzeko përveç golit zhvilloi një ndeshje të mirë, saqë tekniku Fonesca foli me "superlativa" për të në media.
"Dzeko gjithmonë ka treguar angazhim, që nga dita e parë. Për momentin është ende pjesë e klubit tonë dhe ne e llogarisim atë pjesë të skuadrës. Derisa të ndodhë diçka ndryshe, ai është i joni dhe ne nuk heqim dorë prej tij", është shprehur tekniku Fonesca.
Kjo deklartë, bën që të gjithë mediat në Itali të shprehen, se Roma po mendon mos ta shesi sulmuesin e tyre dhe të fuste totalishtë në "kolaps" ekipin e Interit.