
Ky sezon ka prodhuar një lojtarë fantastikë, dy futbollistë që i kanë bërë tifozët për vete, kanë kontribuar për objektivat e klubeve të tyre dhe kanë rënë në syrin e menaxherëve të ndryshëm apo klubeve jashtë vëndit.
Të dy do të largohen, si Partizani po ashtu dhe Skënderbeu nuk munden më ti mbajnë në Shqipëri këta dy superlojtarë. Bëhet fjalë për Kaleb Ekuban dhe Liridon Latifin. Të dy janë nga 22 vjeç dhe të dy kanë në dorë një numër të madh ofertash.
Diskutimi për kushtet e transferimeve të tyre është i ndryshëm. Skënderbeu ka në dorë kartonin e Latifit dhe ka nisur të negocioj për shitjen e tij. Minimalisht 1 milionë euro është çmimi për talentin nga Prishtina.
Në krahun tjetër, Kaleb Ekuban është në pronësinë e Kievos dhe të kuqtë nuk kanë se çfarë të bëjnë më tepër se të tentojnë edhe një tjetër vit huazim.