Mbrëmjen e sotme do të rikthehen emocionet e Champions League. Takime mjaft interesante janë në program, ndërsa 4 ekipe do të kërkojnë fitoren në orën 21:00.
Në fushë do të zbresin ekipet protagoniste si Real Madrid dhe Manchester City. Anglezët do të sfidojnë në transfertë Copenhagen. Djemtë e Pep Guardiolës janë favoritë, teksa skuadra daneze do të tentojë surprizën.
Ndërkohë paralelisht do të luhet edhe dueli tjetër mes Leipzig dhe Real Madrid. Gjermanët do të synojnë fitoren në shtëpi për të vazhduar rrugëtimin në këtë kompeticion, ndërsa nga ana tjetër “Los Blancos” synojnë të ngrejnë lart trofeun dhe për këtë janë të detyruar për rezultat pozitivë.
[caption id="attachment_723484" align="alignnone" width="675"] Ndeshjet e Champions League[/caption]