
Turbina dhe Besa zhvilluan sot(e mërkurë) një miqësore mes tyre. Cërrikasit fituan 3-1 kundër kavajasve. Djemtë e Gugash Maganit u shfaqën më të dobët në fushën e lojës, megjithatë skuadra mbetet në konsolidim. Në anën tjetër Turbina bëri mjaft mirë, duke treguar se mund të synojë më shumë se mbijetesën për sezonin që po vjen.
Turbina dhe Besa janë dy prej skuadrave më aktive në Kategorinë e Parë, sa i përket afrimeve të bëra gjatë merkatos së verës. Rindërtimi i ekipit për sezonin e ri, tregon fillimet e projekteve ambicioze, teksa duhet të përballen me fuqinë e klubeve si Dinamo, Flamurtari dhe Skënderbeu.
Poll