Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Dy gola radhazi në dy ndeshje të Premier League, në Itali i bëjnë jehonë Armando Brojës: Chelsea ka Lukakun e ri në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT
Dy gola radhazi në dy ndeshje të Premier League, në Itali i

Armando Broja po shkëlqen te Southampton. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka shënuar dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit që ka luajtur si titullar. Paraqitjet e tilla nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga medit e huaja e këtë herë jehona për Brojën vjen nga Italia.

Eksperti i merkatos, Alfredo Pedulla i kushtuar një artikull Brojës teksa ka zbuluar karrierën e lojtarit kuqezi, ndërsa në fund ai shton se Chelsea ka në shtëpi Lukakun e ri edhe pse është ende herë, por premisat janë të mëdha.

"Armando Broja, i lindur (nga prindër shqiptarë) më 10 shtator në Slough, Angli, luan me këmbën e djathtë. I fortë fizikisht (është 1.91 m i gjatë), zakonisht mban pozicionin e sulmuesit "pykë". Atij i pëlqen thellësia e sulmit, e sheh mirë portën dhe gjithashtu ka luajtur në të kaluarën si mesfushor sulmues ose anësor sulmues. Teknikisht është mjaft i mirë, por cilësia e tij më e mirë është padyshim ajo e gjetjes në vendin e duhur në kohën e duhur.

Broja e filloi karrierën e tij në botën e futbollit në një moshë shumë të re. Në moshën 6-vjeçare iu bashkua Tottenham-it, ndërsa në moshën 8- vjeçare u ble nga Chelsea . Me blutë ai bëri të gjithë procesin, duke bërë debutimin e tij të parë në ekip kundër Everton në Mars 2020 kundër, kur Lampard e hodhi në fushë në vend të Giroud. Më pas, xhevahiri shqiptar vazhdoi karrierën e tij si huazim te Vitesse. Paraqitjet e mira në Holandë (11 gola dhe 3 asistime në 34 ndeshje) i dhanë atij thirrjen me kombëtaren shqiptare. Për Kombëtaren shqiptare, që aktualisht drejtohet nga Edy Reja, 20-vjeçari ka luajtur tashmë 10 herë, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 2 asistime.

Së fundi, kalimi në huazim te Southampton u bë gjatë sesionit të fundit të merkatos së verës. Deri tani 8 paraqitje dhe katër gola mes Premier League dhe Carabao Cup A. A e ka Chelsea Lukakun e ri në shtëpi? Është shumë herët për të thënë, por qëllimet e mira janë të gjitha aty"..

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga