Vetëm dy ditë më parë Sergio Ramos njoftoi pensionimin nga kombëtaraja spanjolle, vendim që erdhi pas një telefonate të bërë nga trajneri aktual i “Furisë së Kuqe” që nuk e llogariste më sit ë domosdoshëm.
Por tashmë në Spanjë kanë “plasur” bombën sa i takon të ardhmes së ish-mbrojtësit të Real Madrid. 36-vjeçari raportohet nga “Marca” se do të bashkohet me Al Nassr në Arabinë Saudite ku do të jetë sërish shok skuadra me Cristiano Ronaldon.
Ramosu transferua në Paris në merkaton e verës së 2021 dhe ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri në qershor të këtij viti. E ardhmja e tij te kampionët e Ligue nuk është e qartë dhe në këto kushte flitet për një kalim në kampionatin arab.
Poll