
Skënderbeu do të luajë nesër në orën 19:00 ndeshjen e gjashtë dhe të fundit ndaj Jang Bojsave, takim i vlefshëm për Europa League. Dy detaje do të jenë kundër bardhekuqëve të Korçës. E para fusha e stadiumit të Bernës, e cila është me bar sintetik dhe e dyta ka të bëjë me temperaturat e ulëta.
Takimi i vetëm, ku Skënderbeut i është dashur të luajë në një fushë të tillë ka qenë ajo ndaj Kukësit, në fazën e parë të kampionatit, por problemi më i madh qëndron te temperaturat e ulëta që pritet të jenë mbrëmjen e së enjtë.
Sinoptikanët kanë njoftuar se temperatuar në orën 19:00, orar kur do të nisë dhe takimi do të jenë -1 gradë, ndërsa në përfundim të ndeshjes mund të shkojnë deri në -2. Lajmi i mirë është se nuk do të ketë rreshje bore.