
Newcastle po bën mjaft mirë këtë sezon në Premier League, ku aktualisht mbajnë vendin e 3-të në kampionët me 35 pikë pas 18-javësh të luajtura.
Por dy barazimet e fundit në kampionat duke se kanë bërë që drejtuesit të hidhen në merkato për të transferuar lojtarë cilësore që do të bënin diferencën në skuadër në pjesën e mbetur të sezonit. Pikërisht në tavolinën e drejtuesve ka përfunduar mesfushori holandez i Barcelonës.
Memphis Depay lidhet ngushtë me një largim nga “Camp Nou” dhe kalimi në Premier League. Përfaqësuesit e klubit kanë kontaktuar tashmë agjentin e Depay për të diskutuar një lëvizje të mundshme në janar dhe një kalim tek Newcastle duket pozitiv edhe për futbollistin. Gjithçka pritet të vendoset shumë shpejt, me zyrtarizimin që mund të bëhet javën e ardhshme.