Feronikeli u mposht 1-0 nga Ballkani, në takimin e vlefshëm për Superligën kosovare. Menjëherë pas takimit, ka folur trajneri i Feronikelit, Klodian Duro. Duro pohon se rivalët e drejtuar nga Shkëmbi merituan fitoren, me ekipin e tij që tregoi mangësi të mëdha.
“Ballkani e meritoi fitoren, pasi që insistoi shumë për ta arritur atë dhe kur një skuadër na mposht në këtë mënyrë unë jam i pari që i zgjas dorën dh mendoj se Ballkani është njëra nga skuadrat më të forta me të cilat jemi përballur deri më tani” – tha Duro.