
Egnatia do të presë Erzenin në shtëpi, ditën e sotme në orën 13:00 për javën e 16-të të Kategorisë Superiore. Rrogozhinasit synojnë fitoren ndaj një rivlai direkt në renditje për t’u shkëptur me plot pesë pikë dhe të ngjiten në pozitën e tretë duke hedhur një hap të rëndësishëm në garën për një vend në Kupat e Europës.
Shijakasit nga ana tjetër duan të kthehen te fitorja teksa tre ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 2 pikë. Trajnerët Shpëtim Duro dhe Xhevahir Kapllani kanë përzgjedhur 11-shen titullare për këtë duel direkt ku do të synohet fitorja nga të dy ekipet.
Formacionet Zyrtare:
EGNATIA (3-5-2): Sherri; Malota, Atanda, Kacbufi; Fangaj, Zejnullai, Mëllugja, Fernando, Musta; Dwamena, Jackson. Trajner: Shpëtim Duro
ERZENI (4-3-3): Xhika; Iljazi, Enck, Sadiki, Peposhi; Mehmeti, Krivicic, Alan; Ademi, Nonato, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani