Riza Durmishi, është një lojtar që luan për Kombëtaren e Danimarkës, por ka origjinë shqiptare. Momentalisht ai luan për Lazion, pasi u ble nga Betis këtë verë, pas një sezoni fantastik në La Liga.
Deri më tani ai nuk ka luajtur dot më shumë se 60 minuta në 19 ndeshje me Lazion, pasi dëmtimet nuk e kanë lejuar futbollistin. Në një intervistë të gjatë për mediat italiane, ai ka rrëfyer peripecitë e tij shëndetsore.
Durmishi ka thënë: "Bëra gjithçka që të isha në Botëror me Danimarkën. E dinë të gjithë, nga trajneri Hareide te stafi mjekësor dhe fizioterapistët. Bëja vetëm injeksione kundër dhimbjeve. Mesin e kisha copë, por sërish shtrëngova dhëmbët. Madje, njëherë, kur ndodhesha përpara shtëpisë time, më ranë të fikët dhe rashë në tokë. Ishte im at aty dhe më ngriti sërish".
Viti 2018 ka qenë i bukur për arritjet me Betisin, por edhe Botërori e kalimi te Lazio, por kalvari i gjatë i dëmtimit ka bërë që ta kem kaluar shumë keq. E përjetova sikur nuk kisha fuqi. Ishte më i keqi i karrierës time. Dëmtimet janë faji im, duhet të hiqja dorë dhe të mos bëja injeksione, sepse ashtu përkeqësova gjithçka. Uroj që tani të nisë një jetë e re për mua. Dikur më konsideronin mbrojtësin më të mirë të La Ligas, sot më kanë harruar, por do të kthehem".
