Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Duka përshëndet triumfin e vajzave kuqezi: Punë e mrekullueshme për këto rezultate

Shkruar nga NEWSPORT
Duka përshëndet triumfin e vajzave kuqezi: Punë e mrekullueshme

Armand Duka është shprehur i lumtur për suksesin e vajzave kuqezi të cilat fituan mbrëmë 2-1 kundër Lituanisë.

Kombëtarja U-19 shkëlqeu dhe tashmë e gjen veten në vendin e dytë në kualifikueset e Europianit. Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Duka shkruante:

“Dua ta nis këtë mëngjes me një mesazh mbështetës dhe falënderues për vajzat e Kombëtares U-19 dhe trajnerin Krepi e stafin teknik të tyre për rezultatin pozitiv fitues në një ndeshje jo pak të luftuar kundër vajzave të Lituanisë.

Me këtë fitore (2-1), Kombëtarja jonë e vajzave renditet në vendin e dytë me 3 pikë po aq sa Zvicra në kualifikueset e Kampionatit Europian. Ndeshja e radhës do të luhet ndaj ekipit të vajzave të Qipros dhe besoj se tashmë Kombëtarja jonë e ka të qartë lojën e ekipit kundërshtar për të marrë një tjetër fitore dhe për të arritur synimin për të kaluar në Ligën A.

Jemi në një fundvit pozitiv ku futbolli i vajzave po prodhon rezultate, lojë e shpirt gare. Po mbështesim në çdo drejtim futbollin e vajzave duke bashkuar gjithë energjitë me stafet teknike të ekipeve dhe administratën në FSHF që frytet e punës disa vjeçare, të na japin rezultatet që po shohim.

Presim që edhe Kombëtarja A e vajzave me trajnerin Grima që kanë udhëtuar drejt Dublinit për takimin kundër Irlandës të na sjellë sinjale pozitive të rritjes profesionale të futbollit të vajzave.

Urime vajzave të kombëtares Kuqezi!”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga