
U mbyll në barazim 0-0, pjesa e parë e derbit, Partizani-Tirana. Një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja ekipet që krijuan volum loje, por ajo që mungoi ishte vetëm goli. Në fund të 45 minutave të para për "supersport', folën sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani dhe sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi.
"Duhet të jemi më shumë agresiv, kemi bërë mirë në pjesën e parë. Duhet të bëjmë akoma më shumë për të fituar sfidën", u shpreh Asani.
"Kemi bërë një superndeshje, me intesitet pasi e dimë që Partizani është super skuadër dhe duhet të jemi të kujdesshëm edhe mbrapa. Në pjesën e dytë do të provojmë të shënojmë" u shpreh Seferi
.
Poll